Lajme

Pamjet nga tubimi në Lipjan, Abdixhiku: Vjen një moment si ky që të jep gjithë shtytjen për punë e shërbim

02/04/2025 10:58
nga:Sh R

Lumir Abdixhiku, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, ka ndarë pamje nga tubimi i kësaj partie të zhvilluar në Lipjan, ku duke se qytetarët atje i kanë dhënë mbështetje të fuqishme atij.

Në një moment gjatë fjalimit të tij, ashtu siç edhe shihet në video, Abdixhiku detyrohet ta ndërpres fjalimin e tij për shkak të thirrjeve përkrahëse të të pranishmëve drejtuar atij.

Për këtë, i pari i LDK-së ka thënë se është moment që të jep shtytje për punë e shërbim.

‘‘Dhe vjen një moment si ky, që të jep gjithë shtytjen për punë e shërbim. Për Lidhjen, për Republikën! #Lipjan’’, ka shkruar ai.