Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Burgun e Shënkollit në Lezhë të Shqipërisë, ku një i burgosur është arratisur nga ky institucion e sigurisë.
Burime të besueshme për euronews.al kanë bërë me dije se i arratisuri është Daut Laze, i cili ishte arrestuar më parë për akuzat e dhunës në familje.
Rrethanat e arratisjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet dhe janë angazhuar për gjetjen dhe kapjen e tij.


