Një shtetas turk është arrestuar nga Policia e Kosovës në Prizren, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikish një grua, shkruan GazetaBlic.
Në raportin e policisë thuhet se viktima si pasojë e plagëve është dërguar për trajtim mjekësor.
Tutje bëhet e ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje
“Është arrestuar i dyshuari shtetas turk për shkak se i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të PK-së.


