Lajme

Imri Ahmeti: Lipjani, bastion i ndryshimit dhe shpresës për Kosovën

02/03/2025 21:53
nga:Genita C

Kandidati i LDK-së për deputet, Imri Ahmeti, theksoi se qytetarët e Lipjanit janë bashkuar si një familje e madhe për të mbështetur demokracinë, punën e ndershme dhe qeverisjen që i shërben qytetarëve, raporton GazetaBlic.

Ai theksoi se me Kryeministrin e ardhshëm,Lumir Abdixhiku, dhe me guximin dhe vizionin e tij, Lipjani ka dëshmuar se ndryshimi është i mundur.

Sipas Imri Ahmetit, Lipjani është bastioni i ndryshimit dhe shpresës për gjithë Kosovën, duke u angazhuar për një të ardhme më të drejtë dhe më të zhvilluar për vendin.

Ai falenderoi qytetarët për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe theksoi se LDK është garancia për t’i dhënë Kosovës drejtimin që meriton.

E plotë:

Lipjani i fitoreve të LDK-së
Në këtë tubim madhështor në Lipjan, jemi bashkuar si një familje e madhe që beson në demokracinë, në punën e ndershme dhe në qeverisjen që i shërben qytetarëve.
Sonte miijëra qytetarë entuziastë dëshmuan që Lidhja Demokratike e Kosovës është garancë për t’i dhënë vendit drejtimin që meriton.
Bashkë me Kryeministrin në ardhje Dr. Lumir Abdixhiku, njeriun që me guxim dhe vizion po i prin uraganit të ndryshimit, në palestrën e re sportive në Lipjan, u bashkuam për ta rikthyer Kosovën në rrugën e drejtë.
Lipjani ka dëshmuar që ndryshimi është i mundur. Lipjani ishte, është dhe do të jetë bastioni i ndryshimit dhe i shpresës për gjithë Kosovën.
Faleminderit për këtë mbështetje të jashtëzakonshme!
LDK 124
1- Lumir Abdixhiku
7- Imri Ahmeti