Lajme

Albin Kurti i bindur: Më 7 shkurt, mbahet tubimi më i madh elektoral që ka parë ndonjëherë vendi

02/03/2025 21:14
nga:Genita C

Kryeministri Albin Kurti ka ftuar qytetarët e Kosovës të mblidhen më 7 shkurt në ora 19:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, raporton GazetaBlic.

Ai thotë se do të jetë tubimi më i madh që ka pasë ndonjëherë Kosova.

Ai i inkurajoi qytetarët të mbushin sheshet deri në cep, duke shprehur besimin se ky tubim do të jetë një moment historik për të ardhmen e Kosovës.