Lajme

Mulaj: Rikthimi i LDK-së në Shtime tregon vullnetin për ndryshim

02/03/2025 20:55
nga:Genita C

Kandidati i LDK-së për deputet, Besim Mulaj, vazhdoi takimet në fshatin Muzeqinë të Shtimes, duke theksuar rikthimin e fuqishëm të LDK-së në këtë komunë.

Ai theksoi se populli ka vendosur për ndryshim më 9 shkurt, duke falënderuar qytetarët për mikëpritjen e ngrohtë dhe duke i uruar suksese Kastriot Shabanit në udhëheqjen e ardhshme.