Sporti

Zyrtare: Neuer rinovon kontratën me Bayern Munich deri në vitin 2026

02/03/2025 17:08
nga:Lorik J

Manuel Neuer ka zgjatur kontratën e tij me FC Bayern, e cila ishte caktuar të skadonte në fund të këtij sezoni.

Portieri legjendar ka rinovuar edhe për një vit tjetër deri në 30 qershor 2026. Ky do të jetë sezoni i 15-të i portierit me klubin, shkruan GazetaBlic Sport.

“Më pëlqen shumë të luaj futboll dhe dua të mbetem lojtar i Bayernit. Unë jam ende i uritur dhe pres me padurim një vit tjetër në këtë klub të veçantë. Ne kemi pasur gjithmonë biseda të mira. Kjo është një ndjenjë e mirë. Ndihem mirë dhe ne kemi ende shumë synime për të arritur së bashku”, tha Neuer për faqen zyrtare të klubit.

/GazetaBlic Sport