Lajme

Lahi Brahimaj: Kujtimi i Vetonit, Idealit dhe Ramës do të jetojë përjetësisht në zemrat tona

02/03/2025 16:34
nga:Genita C

Lahi Brahimaj, kandidat për deputet me numrin 90 i koalicionit AAK-NISMA, shpreh dhimbjen e thellë për humbjen e tre të rinjve nga Jabllanica e Dushkajës – Vetonit, Idealit dhe Ramës, raporton GazetaBlic.

Ai theksoi se dhimbja është e papërshkrueshme, por u lehtësua nga respekti i jashtëzakonshëm i treguar nga mbarë kombi shqiptar.

Brahimaj vuri në dukje solidaritetin e fortë të kombit dhe e cilësoi si dëshmi të forcës së shpirtit kombëtar.

Ai u shpreh se kujtimi i të treve do të jetojë përjetësisht në zemrat e shqiptarëve.

E plotë:

Në këtë ditë zie e pikëllimi të thellë, bashkë me mijëra bashkëkombas nga të gjitha trojet tona, përcollëm në amshim tre engjëjt tanë – Vetonin, Idealin dhe Ramën. Dhimbja jonë është e papërshkrueshme, por sot u lehtësua nga respekti i treguar sot nga çdo pjesë e tokave shqiptare.
Jabllanica e Dushkajës, sot qan bijtë e saj. Por në këtë ditë të zezë, solidariteti i treguar nga mbarë kombi ynë është dëshmi e forcës së pathyeshme të shpirtit tonë kombëtar. Kujtimi i Vetonit, Idealit dhe Ramës do të jetojë përjetësisht në zemrat tona.