Lajme

Gjini në varrimin e të miturve: I kemi në zemër tre engjëjt e vegjël

02/03/2025 14:33
nga:G B

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini po merr pjesë në varrimin e Ideal Ramës, Veton Morinës dhe Ramë Mehmetaj, që vdiqën tragjikisht në Jabllanicë.

Në fjalën e tij, ai ngushëlloi familjarët, të afërmit e gjithë Jabllanicën për këtë humbje të madhe.

Ai tha se e gjithë Kosova, sot është me familjarët e tre të miturve.

“Vëllezër e motra të Jaballnicës, të Gjakovës e të gjithë Kosovës, kjo është një ditë e rëndë për secilin prej nesh, ndoshta prej ditëve më të rënda që kam përjetuar rishtazi. Ideali, Rama edhe Vetoni, tre djem të rinj, tre engjëj sot po i përcjellim në amshim, por këta janë të zotit, janë të parajsës, ndërsa për Imerin, Luanin e Shkëlzenin për të gjithë ju në Jabllanicë, për nënat, baballarët, për vëllezërit e motrat, për të gjithë të afërmit, nuk e di qysh mundet me pas fjalë ngushëllimi, sesa me qenë e gjithë Kosova sot këtu me ju. Ju kemi në zemër juve, i kemi në zemër tre engjëjt e vegjël. Qofshin të parajsës”, u shpreh Gjini.