Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha gjatë ditës së sotme ka takuar qytetarët e Kamenicës, raporton GazetaBlic.
Ai tha se “Kamenica i piu 8 kafe me Bekën – Disa të mesme, disa të shkurta, poooor bisedat ishin të gjata dhe të frytshme”.
Sipas 8-shit të AAK-së, Kamenica është një qytet i gjelbër dhe i pasur me bukuri natyrore, që ofron një ambient të shëndetshëm dhe të pastër për banorët dhe vizitorët e tij.
“Ky qytet ka potencial të madh për zhvillimin e turizmit, duke ofruar mundësi për të eksploruar një trashëgimi natyrore dhe historike të pasur”, shkroi Beka në Facebook.
Postimi i plotë i Bekë Berishës:


