Lajme

Dega e AAK-së në Gjakovë anulon tubimet elektorale, për shkak të tragjedisë në Jabllanicë

02/03/2025 13:07
nga:G B

Dega e AAK-së në Gjakovë ka njoftuar se ka anuluar aktivitetet e planifikuara për sot në kuadër të fushatës elektorale, raporton Gazeta Blic.

Kjo në shenjë solidarizimi me familjet Rama, Mehmeti dhe Morina nga Jabllanica që si pasojë e shembjes së objektit humbën fëmijët e tyre.

Njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë që aktivitetet e planifikuara për sot në kuadër të fushatës elektorale, ANULOHEN.

Ky anulim bëhet në shenjë solidarizimi me familjet Rama, Mehmeti dhe Morina nga Jabllanica që si pasojë e shembjes së objektit humbën fëmijët e tyre.