Përgjatë një jave, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 1,223 gjoba kundërvajtëse, si dhe kanë pezulluar 14 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik, shkruan GazetaBlic.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 28 aksidente, nga të cilat 14 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 14 persona, si dhe 14 aksidente me dëme materiale.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut”, thuhet në njoftim.


