Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, mbrëmë ka mbajtur tubim në qytetin e Ferizajit, shkruan GazetaBlic.
Kurti theksoi se mikpritja e përzemërt, na e bëri dimrin verë.
Kurti në Ferizaj u zotua për:
500 milionë euro investime në Brezovicë;
Ndërtimin e Ngrohtores dhe Spitalit të Qytetit;
Rehabilitimin e Linjës 10 dhe projektimin e linjës hekurudhore që lidh Ferizajn e Prizrenin me Gjilanin dhe Bujanocin;
Zhvendosjen e mbledhjes së TVSh-së së mallrave nga kufiri në brendi të vendit, duke mundësuar që pagesa e TVSh-së të bëhet në muajin pasues të muajit të importimit.
Postimi i plotë:


