Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së me numër 16, Ekrem Hyseni thotë se shumë familje në Llap e Gollak po i mirëpresin gjatë këtyre ditëve.
Mbështetje të fuqishme gjetëm në familjet Ferati, Rudari e Rrahmani në qytet si dhe nga familja Bislimi në Metergoc e familja Zeqiri në Peran, shkruan Hyseni.
Më poshtë keni postimin e tij:
“Gjatë këtyre ditëve familje të shumta në Llap e Gollak, kanë hapur dyert e po na mirëpresin e përkrahin fuqishëm.
Mbështetje të fuqishme gjetëm në familjet Ferati, Rudari e Rrahmani në qytet si dhe nga familja Bislimi në Metergoc e familja Zeqiri në Peran!
Kjo përkrahje e familjeve llapjane është frymëzimi më i madh drejt 9 shkurtit, ndryshimit dhe ringritjes.
Fryma e ndryshimit dhe e fitores po shihet e po ndjehet tek çdo familje e çdo lagje!
Jemi bashkë, jemi një!
Ky mobilizim e përkushtim është tek çdo shtëpi, tek çdo familje!
Ky është vullneti qytetar, kjo është ringritja juaj, është ringritja jonë!
Secili veç e veç, e të gjithë bashkërisht të ringritemi si një më 9 shkurt, drejt misionit tonë: ndryshimit!
Besimi juaj, nderi ynë”, shkruan Ekrem Hyseni.
/GazetaBlic


