Një mbështetje e paprecedentë për sektorin bujqësor u premtua sot nga kandidati për kryeministër i Koalicionit për Kosovën Fituese, Ramush Haradinaj.
Gjatë takimit me qytetarët e Deçanit, Ramush Haradinaj njoftoi planin për trefishimin e subvencioneve për bujqit.
“Bujqësia do të bëhet një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të vendit, dhe për këtë do të ketë mbështetjen e plotë të shtetit,” u shpreh Haradinaj.
Ai theksoi gjithashtu se rritja e subvencioneve do të shoqërohet edhe me lehtësira të tjera për zgjerimin e aktivitetit bujqësor.


