Imri Ahmeti, kandidati i LDK-së për deputet, falënderoi banorët e Magurës për mbështetje të jashtëzakonshme në tubimin e sotëm, duke theksuar se ky është një hap i madh drejt fitores së LDK-së, raporton GazetaBlic.
Ai theksoi se patriotizmi vërtet është mbajtja e raporteve të mira me SHBA-të, siç ka bërë Ibrahim Rugova, dhe se LDK-ja po rikthehet fuqishëm në rrugën e saj të pandalshme.
Ahmeti u angazhua se do të mbajë premtimet dhe besën ndaj qytetarëve, duke theksuar se fitorja është e sigurtë për një të ardhme më të mirë dhe një shtet të zhvilluar.
Postimi i plotë:
Magurja sot vulosi fitoren e LDK-së.
Magurja duke treguar se është në ballë të ndryshimit të madh që po ndodh, me mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme, po rikthejmë fuqishëm LDK-në në rrugën e saj të pandalshme.
Patriotizmi i vërtetë sot është raporti i mirë me SHBA-të, ashtu siç e ndërtoi i pari ynë, Ibrahim Rugova.
Këto vlera janë trashëgimia jonë dhe duhet t’i vazhdojmë bashkë me ju. LDK-ja dallon thelbësisht nga partitë tjera sepse e bazon punën në djersë dhe sinqeritet, me dialogun dhe mirëkuptimin si mjetin tonë kryesor.
Ky tubim madhështor është dëshmi e qartë se më 9 shkurt qytetarët do të bëjnë zgjedhjen e duhur për një të ardhme të ndritur dhe një shtet të zhvilluar. Punoni dhe angazhohuni jo për mua, jo për individë, por për veten tuaj dhe të ardhmen e fëmijëve tuaj.
Ja u kam mbajtur besën gjithmonë dhe do të vazhdoj ta mbaj për çdo premtim që kam dhënë! Sa ta kem mbështetjen e Magurës dhe të Lipjanit, nuk do t’ju braktis kurrë!
Faleminderit secilit prej jush që jeni pjesë e këtij rrugëtimi.
Fitorja është tashmë këtu, në zemrën e Magurës!
Mbështesni kandidatët tanë duke votuar:
✅ LDK124
✅ 1 – Lumir Abdixhiku
✅ 7 – Imri Ahmeti
✅ 41 – Lulzim Zhegrova
✅ 55 – Shkelzen Hajdini
✅ 56 – Rasim Hasani
✅ 57 – Anila Reçica Llugiqi
✅ 58 – Ardian Olluri


