Lajme

Ekrem Hyseni: Mbështetje e fortë për ndryshim, qyteti po flet çdo ditë e më shumë

02/02/2025 22:07
nga:Genita C

Ekrem Hyseni, kandidat i LDK-së për deputet, ka falënderuar qytetarët e Nëndegës së Pestë për mbështetjen e fuqishme në tubimin e mbajtur në shkollën “Xheladin Rekaliu”, raporton GazetaBlic.

Ai theksoi se qyteti po flet gjithnjë e më shumë për ndryshim dhe se është i vendosur për ta sjellë atë më 9 shkurt.

Hyseni theksoi se përkrahja e qytetarëve është krenaria e tij dhe një nder i veçantë, duke e quajtur këtë mbështetje një hap të rëndësishëm drejt suksesit

E plotë:

Qyteti po flet çdo ditë e më shumë, përherë e më qartë, gjithnjë e më të vendosur për 9 shkurtin!
Mbështetja e fuqishme në tubimin e sontëm të Nëndegës së Pestë, të cilin e mbajtëm në shkollën “Xheladin Rekaliu”, vërtet është nder i veçantë.
Pritje miqësore e përkrahje e parezervë drejt 9 shkurtit.
Të vendosur e të përkushtuar, e mbi të gjitha të mobilizuar për synimin tonë të përbashkët: ndryshimin.
Përkrahja e besimi juaj është krenaria jonë!
#bëhundryshimi
#votoLDK124
#voto16