Lajme

Arif Ahmetxhekaj: Deçani tregon fuqinë e ndryshimit – Fitorja është e sigurtë!

02/02/2025 21:11
nga:Genita C

Arif Ahmetxhekaj, kandidat i AAK-së për deputet me numrin 75,  ka shprehur mirënjohjen e tij për qytetarët e Deçanit për mbështetjen e fuqishme që kanë treguar në tubimin e tij, raporton GazetaBlic.

Ai ka theksuar se Deçani ka treguar me praninë e tij se fitorja është e sigurtë dhe se ai do t’u kthejë besimin e qytetarëve me punë të palodhur dhe nder.

Ahmetxhekaj ka theksuar rëndësinë e ndryshimit dhe ka ftuar qytetarët të mbështesin Aleancën për ndryshimin që Kosova ka nevojë, me Ramush Haradinajn si kryeministër.

Ai ka përfunduar me një falenderim të thellë për qytetarët e Deçanit, duke shprehur besimin se do të dalin faqebardhë nga këto zgjedhje.

E plotë:

Të dashur qytetar të Deçanit, qytetit tim me të cilin krenohem gjthmonë!

Nga zemra ju falenderoj për praninë tuaj sot!

Ishit sot shumë, aq shumë sa e treguat që fitoren e kemi të sigurtë!

Ndërsa unë besimin tuaj do tua kthej me punë e nder dhe asnjëherë nuk do të harroj se kush jam dhe nga vij.

Kosova ka nevoj për ndryshim, ka nevoj për njerëz që e ndryshojnë, e kjo është e mundur me Aleancën në Kuvend dhe me Ramaush Haradinaj Kryeministër.

Na priftë e mbara e dalshim faqebardhë!

Faleminderit Deçan!🤍
#AAK137
#RamushHaradinaj1
#ArifAhmetxhekaj75