Lajme

Lufta e infektologëve, kur edhe ata ishin në rrezik – Sadiku flet për periudhën sfiduese të COVID-19

02/02/2025 20:55
nga:Genita C

Izet Sadiku, infektolog me përvojë, tani kandidat i LDK-së për deputet,  ka folur për periudhën e vështirë dhe sfiduese të pandemisë së COVID-19, ku ai ishte në ballë të përpjekjeve për të luftuar virusin, raporton GazetaBlic.

Ai ka shpjeguar se dhimbja është akoma më e madhe kur e njeh një person nga afër dhe kur ke pasur mundësinë të kujdesesh për të, ndërsa shumë kolegë të tij infektologë janë bërë vetë pacientë gjatë periudhës së pandemisë.

Sadiku ka theksuar se edhe me respektimin e masave, një gabim i vogël mund të çonte në infektim me COVID-19.

Ai gjithashtu ka ndarë një histori emocionale, duke treguar për një pacient shtatëvjeçar që kishte qenë dy herë në kujdesin e tij dhe i cili lutjet e tij për mjekun i dërgonte çdo ditë.

“Dhimbja bëhet më e madhe, kur e njeh një person nga afër dhe kur je në dijeni se ka qenë gjithmonë në ballë të pandemisë. Shumica e infektologëve, mbi 50% të tyre, jemi bërë edhe pacient, të asaj periudhe, sepse ballfaqimi i përditshëm, përkundër respektimit të masave, erdhi një periudhë që një gabim më i vogël, të çonte në infektim me covid-19.”

“Ka pasë shumë sfida edhe emocionale, njëra prej tyre ka qenë një pacient shtatë vjeçar, i cili ka qenë dy herë pacient i imi, ku prindi i tij më shkruajti me një mëngjes dhe më tha: Ai çdo ditë po lutet për juve”, thotë Sadiku.