Lajme

Zafir Berisha: Pjesëmarrja juaj në tubimin në Prizren paralajmëron fundin e keqqeverisjes në Kosovë

02/02/2025 19:00
nga:Genita C

Zafir Berisha nga koalicioni AAK-NISMA iu ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në tubimin e fushatës zgjedhore në Prizren, që mbahet nesër në ora 18:00, raporton GazetaBlic.

Ai theksoi se kjo pjesëmarrje është një paralajmërim i sigurt i fitores më 9 shkurt 2025 dhe fundin e qeverisjes së keqe në Kosovë.

Berisha theksoi se mbështetja e qytetarëve është kyçe për ndryshimin dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për vendin.