Lajme

Kurti vizitoi Mitrovicën dhe Akrashticën, thotë se qëndroi pranë bizneseve prodhuese dhe familjeve të dëshmorëve

02/02/2025 16:55
nga:Genita C

Albin Kurti ka vizituar Mitrovicën dhe Akrashticën gjatë një dites së shtunë, duke qëndruar pranë bizneseve prodhuese dhe familjeve të dëshmorëve të vendit, raporton GazetaBlic.

Ai ka theksuar se atmosfera e natës së ftohtë u bë e nxehtë me dy tubimet e mëdha që mbajti, një në sheshin “Mehë Uka” në Mitrovicë dhe një në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë.