7-shi i PDK-së, Rrahman Rama ka vizituar fshatin Jashanicë në Klinë, ku ka pasur mundësinë të takojë qytetarët e kësaj zone dhe të bisedojë me ta për zhvillimet e fundit, raporton GazetaBlic.
Gjatë vizitës, ai takoi edhe shokë të luftës dhe së bashku vizituan një shtëpi simbol, nga ku janë zhvilluar procese të rëndësishme atdhetare.
Rama e ka falënderuar komunitetin për pritjen dhe respektin e treguar, duke theksuar se angazhimi për të ruajtur dhe nderuar historinë dhe traditat e vendit është i paharrueshëm.
E plotë:
Kam vizituar fshatin Jashanicë në Klinë, ku takova qytetarë të kësaj zone.
Takova edhe shokë të luftës dhe bashkë vizituam shtëpinë simbol, nga ku u zhvilluan procese të rëndësishme atdhetare.
I falënderoj për pritjen dhe respektin! #Rr7
#PDK131


