Lajme

Lumbardh Salihu shpreh ngushëllime për tragjedinë në Jabllanicë: Tre engjëj iu bashkuan qiellit!

02/02/2025 15:52
nga:Genita C

Kandidati i LDK-së për deputet me numrin 77, Lumbardh Salihu ka reaguar me shumë dhimbje pas lajmit tragjik për humbjen e tre fëmijëve në Jabllanicë të Gjakovës, raporton GazetaBlic.

Ai tha se, lajmi është tepër i trishtë dhe se asnjë fjalë nuk mund të përshkruajë dhimbjen e thellë që ndjen për këta tre engjëj që iu bashkuan qiellit.

Po ashtu, Salihu ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjet që humbën më të dashurit e tyre.

E plotë:

Lajmi për humbjen tragjike të jetës së tre fëmijëve në Jabllanicë të Gjakovës është tepër i trishtë. Asnjë fjalë nuk mund ta përshkruajë dhimbjen e thellë për këta tre engjëj që iu bashkuan qiellit sot. Ngushëllimet më të sinqerta për familjet që humbën më të dashurit e tyre. U prehshin në paqe.