Lajme

Azemi: Përmes meje, qytetarët do të jeni 1 herë në muaj pjesë e Parlamentit

02/02/2025 14:25
nga:G B

Visar Azemi, kandidat i LDK-së për deputet ka bërë një premtim për qytetarët.

Ai ka thënë se nëse zgjidhet deputet, qytetarët do të jenë një herë në muaj pjesë e Parlamentit.

Megjithatë, ai ka shtuar se detaje të tjera do të japë ndonjëherë tjetër.

“Po du 1 herë në muaj qytetari i Kosovës me qenë pjesë e Parlamentit. Në momentin kur jam në Parlament, zani i tyne ka me u dëgju edhe atje. Kështu që bëhu pjesë e ndryshimit, sepse ndryshimi i madh po vjen”, ka thënë ai.