Lajme

Krasniqi: E nderuar që isha pjesë e inaugurimit të Presidentit Trump!

02/02/2025 13:45
nga:G B

Kandidatia e LDK-së për deputete, Rrezarta Krasniqi, ka ndarë emocione nga pjesëmarrja e saj në inaugurimin e Donald Trump.

Ajo ka shkrar se ka qenë e ndëruar që ishte pjesë e një momenti historik.

“Mbështetja e tij për Kosovën ka qenë gjithmonë e rëndësishme, dhe besoj fuqishëm në forcimin e partneritetit strategjik mes dy vendeve tona”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

VIdeo nga postimi i Krasniqit ne Facebook:

E nderuar që isha pjesë e inaugurimit të Presidentit Trump! 🇺🇸

Një moment historik dhe një privilegj i veçantë të merrja pjesë në inaugurimin e Presidentit Donald Trump. Mbështetja e tij për Kosovën ka qenë gjithmonë e rëndësishme, dhe besoj fuqishëm në forcimin e partneritetit strategjik mes dy vendeve tona.

Faleminderit, President Trump! 🇽🇰🤝🇺🇸