Lajme

Statovci: 100 euro shtesë mbi pensionin bazik për gjyshërit që kujdesen për mbesa e nipa

02/02/2025 13:27
nga:G B

Jeta Statovci, kandidate për deputete nga Guxo, ka thënë se gjyshërit që kujdesen për mbesa e nipa kur prindërit e tyre punojnë, do t’i marrin nga 100 euro shtesë me pension, raporton Gazeta Blic.

“Programi “Superpuna për Gratë” do të garantojë pagën minimale për 6 muajt e pare për bizneset që punesojne gra”, ka shkruar ajo.

Postimi i saj i plotë:

Së bashku me zonjat.

100 euro shtesë mbi pensionin bazik për gjyshërit që kujdesen për mbesa e nipa kur prindërit e tyre punojnë.

Programi “Superpuna për Gratë” do të garantojë pagën minimale për 6 muajt e pare për bizneset që punesojne gra.

Jeta Statovci