Tre fëmijë vdiqën si pasojë e shembjes së një objekti të pabanuar.
Ngjarja tragjike ka ndodhur të shtunën në fshatin Jabllanicë të Gjakovës.
Viktimat ishin brenda kur u shemb pllaka e këtij objekti i cili i zuri përfundi.
Se si erdhi deri tek ngjarja tragjike ende nuk dihet, por ajo çka dihet deri më tani është se ky objekt kishte qenë i vjetër.
Kështu duket sot vendi ku u shemb ky objekt, i cili dikur kishte shërbyer si shitore që tre fëmijëve ua mori jetën.



