Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu ka shprehur ngushëllime tek familjarët dhe të gjithë të afërmit për vdekjen e Isuf Dedushaj, epidemiologut të parë kosovar.
Haxhiu tha se Kosova humbi sot epidemiologun e saj të parë, i cili dha kontribut të jashtëzakonshëm si mjek dhe profesor universitar dhe la vepra të çmuara edhe si Drejtor ekzekutiv i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
“Isha i nderuar që e pata kryetar të Komisionit në studimet master. Ishte më shumë se profesor për ne studentët e tij, mentor, udhërrëfyes, mik e mbi të gjitha e çmonte miqësinë me babain tim”, ka shkruar tutje Haxhiu,


