Kandidati për deputet nga AAK-ja, Lahi Brahimaj ka njoftuar për takimin e mbajtur në Lugun e Baranit.
“Në Lugun e Baranit, këtë vatër të lirisë dhe të qëndresës, u takuam me banorët e kësaj ane, mes të cilëve edhe shumë bashkëluftëtarë. Me krenari të veçantë ndava me ta vizionin tonë për Kosovën Fituese, duke u zotuar se do të angazhohemi maksimalisht për zhvillimin e kësaj treve që dha shumë për çlirimin e vendit”, ka shkruar Brahimaj.


