Shtetet e Bashkuara duan që Ukraina të mbajë zgjedhje, potencialisht deri në fund të vitit, veçanërisht nëse Kievi mund të bie dakord për një armëpushim me Rusinë në muajt e ardhshëm,
Kështu tha për Reuters, zyrtari më i lartë për Ukrainën i presidentit Donald Trump.
Keith Kellogg, i dërguari special i Trump për Ukrainën dhe Rusinë, tha në një intervistë se zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të Ukrainës, të pezulluara gjatë luftës me Rusinë, “duhen bërë”.


