Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Arif Ahmetxhekaj, ka njoftuar për tubimin e radhës të këtij subjekti politik në Deçan.
Ahmetxhekaj tha se ky takim mbahet nesër në orën 13:30, në Palestrën e Sporteve në Deçan .
“Te respektuar vëllezër dhe motra të Isniqit dhe Deçanit. Nesër në orën 13:30, ditë e diel në Palestrën e Sporteve në Deçan ju mirëpresim për fitoren e madhe me numër 137 me kryeministër Ramush Haradinaj” thekson Ahmetxhekaj në video raporotn “Gazeta Blic”.
Arif Ahmetxhekaj kandidon në këto zgjedhje me numrin 75.
Postimi i plotë:


