Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Besim Mulaj, thotë se sonte Suhareka foli qartë, ku mijëra qytetarë u bënë bashkë në një mobilizim të jashtëzakonshëm për ndryshim, raporton GazetaBlic.
Mulaj thotë se besimi në ndryshim është tashmë i pakthyeshëm.
Postimi i plotë:
Suhareka e Ukë Bytyqit sonte u besatua me LDK-në , që më 9 shkurt, përfundimisht do t’ia lidhin E-në me C-në cep me cep kësaj qeverie.
Suhareka foli qartë. Mijëra qytetarë u bënë bashkë në një mobilizim të jashtëzakonshëm për ndryshimin, duke i dhënë mbështetje të fuqishme vizionit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidatit për kryeministër, Lumir Abdixhiku.
Nga të gjitha lagjet, fshatrat dhe qyteti, burra e gra, të rinj e të moshuar, dolën në përkrahje të një Kosove më të mirë, më të drejtë dhe më të zhvilluar. Ky është një mesazh i qartë: më 9 shkurt, Suhareka dhe e gjithë Kosova do të vendosin për një qeverisje që sjell rezultate, që respekton qytetarët dhe që e vendos vendin në rrugën e zhvillimit.
Besimi në ndryshim është tashmë i pakthyeshëm. Bashkë po ndërtojmë një të ardhme më të mirë! #MeLDK #MeLumirin #NdryshimiPoVjen #BëhuNdryshimi #LDK124 #NR79


