Lajme

Krenar Xhaferi nga Suhareka: Uragani i fitores po afrohet

01/31/2025 19:31
nga:Sh R

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Krenar Xhaferi, ka shprehur entuziazmin e tij për mbështetjen që po merr partia e tij në Suharekë.

Xhaferi, atmosferën e krijuar në këtë komunë, e ka cilësuar si një “uragan të fitores”.

“Nga Suhareka e Ukë Bytyqit, uragani i fitores po afrohet! Vazhdojmë!”, shkroi ai në Facebook.

Krenar Xhaferi kandidon me numrin 32 në zgjedhjet e 9 shkurtit.