Lajme

Idrizi viziton fabrikën e ëmbëlsirave Fibello: Bashkë do ta bëjmë Kosovën më të mirë, duke përkrahur ndërmarrësit e punëtorët

01/31/2025 16:50
nga:Sh R

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Valdete Idrizi, ka vizituar fabrikën e ëmbëlsirave Fibello, raporton GazetaBlic.

Idrizi thotë se bashkë do ta bëjmë Kosovën më të mirë, duke përkrahuar ndërmarrësit e punëtorët.

Postimi i plotë:

Sot vizituam fabrikën e ëmbëlsirave Fibello, një biznes shumë i suksesshëm jo vetëm në komunën tonë po edhe më gjerë, udhëhequr suksesshëm nga vëllezërit Xhema.

Mirënjohje pafund për punën dhe kontributin e tyre, e poashtu edhe për besimin e tyre në misionin e Bedri Hamzës dhe Partisë Demokratike të Kosovës.
Bashkë do ta bëjmë Kosovën më të mirë, duke përkrahur ndërmarrësit e punëtorët, e me masa të veçanta për bizneset që punësojnë gratë.