Lajme

Tom Dodaj dënohet me pesë vite burgim dhe pesë mijë euro

01/31/2025 13:40
nga:Y I

Tom Dodaj, i akuzuar për shitjen e armës në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, iu është shqiptuar dënimi me burgim prej pesë vitesh dhe pesë mijë euro gjobë.

Dënimi është shqiptuar nga kryetarja e panelit të gjyqtarëve, Fatime Demaku, për veprën penale të shitjes së armës me të cilën u krye vrasja e Liridona Ademajt.

Gjyqtarja Demaku ka bërë të ditur se të akuzuarit Dodaj në dënimin e shqiptuar do t’i llogaritet koha në paraburgim nga data 9 dhjetor 2023 deri më datën 17 prill 2024.

Dodaj në seancën për shqyrtimin fillestar është deklaruar vullnetarisht i fajshëm lidhur me veprën penale për të cilën u ngarkua.

Naim Murseli, i akuzuari kryesor, ka thënë se ndjehet plotësisht i pafajshëm, teksa Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla s’janë deklaruar lidhur me fajësinë e tyre.

/Insajderi/

Tom Dodaj e pranon fajin në shitjen e armës për rastin e Liridona Ademajt