Lajme

Grabovci: Me Bedri Hamzën kryeministër bizneset do të trajtohen me dinjitet

01/31/2025 11:13
nga:N K

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, me numër 55, Valon Grabovci ka zhvilluar një takim me disa punëtorë të një kompanie, raporton GazetaBlic.

Grabovci tha se në Katunin e Ri shpalosëm programin e Partisë Demokratike të Kosovës ku secili puntorë do të gëzoj të drejtat e tij me formimin e Gjykatës së Punës.

Tutje, ai theksoi se me Bedri Hamzën kryeministër bizneset do të trajtohen me dinjitet.

“Me puntorët e kompanisë Veding të mikut tonë Bashkim Dragaj dhe miq në Katunin e Ri shpalosëm programin e Partisë Demokratike të Kosovës ku secili puntorë do të gëzoj të drejtat e tij me formimin e Gjykatës së Punës, me Bedri Hamzën kryeministër bizneset do të trajtohen me dinjitet, Kosova mundet #MaMirë!”, shkroi Grabovci në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë: