Lajme

Tri raste të dhunës në familje raportohen në 24 orët e fundit

01/30/2025 10:50
nga:N K

Përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar tri raste të dhunës në familje, raporton GazetaBlic.

Dy nga rastet kanë ndodhur në rajonin e Prishtinës, dhe një në rajonin e Ferizajit.

Sipas raportit policorë, në rastin e parë në Podujevë, njësiti policor deri sa ka qenë duke patrulluar, ka hasur në një automjet të ndalur ku qifti që ishin në automjet ishin duke u rrahur mes vete.

Palët janë dërguar në emergjencë, kanë marrë tretman mjekësor.

“Podujevë 29.01.2025 – 00:42. Njësiti policor deri sa ka qenë duke patrulluar, ka hasur në një automjet të ndalur ku qifti që ishin në automjet ishin duke u rrahur mes vete. Palët janë dërguar në emergjencë, kanë marrë tretman mjekësor dhe pas konsultimit me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Rasti i dytë ka ndodhur në Prishtinë, një burrë pas një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë fizike ndaj një grua me të cilin bashkëjetonte.

“Prishtinë 29.01.2025, 13:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare me të cilin bashkëjeton. E njëjta pas intervistimit me dëshirë ishte kthyer në shtëpinë e prindërve të saj së bashku me fëmijën e saj, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në raportin policorë.

Kurse, në rastin e tret është arrestuar një person në Gjilan pasi që i njëjti kishte shkuar të takojë ish të fejuarën në vendin e punës edhe pse e njëjta kishte urdhër mbrojtës të lëshuar nga gjykata.

“Gjilan 29.01.2025 – 09:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte shkuar të takojë ish të fejuarën në vendin e punës edhe pse e njëjta kishte urdhër mbrojtës të lëshuar nga gjykata. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

/GazetaBlic/