Lajme

Haradinaj për aksidentin tragjik në Uashington: Dhimbja e tyre, është edhe dhimbja jonë

01/30/2025 09:50
nga:Genita C

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj ka reaguar pas aksidentit tragjik në Uashington, raporton GazetaBlic.

Ai ka shprehur ngushëllime për të gjithë familjarët e viktimave, teksa iu ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve.

E plotë:

I tronditur nga lajmi për aksidentin tragjik në Uashington DC. Në këto momente të rënda, mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe popullin amerikan.

Urojmë shërim të shpejtë për të lënduarit.

Ngushëllimet më të përzemërta për mbarë popullin mik amerikan. Dhimbja e tyre është edhe dhimbja jonë 🇽🇰🇺🇸