Lajme

Arrestohen dy persona për grabitjen në pompën e derivateve në Trudë

01/29/2025 15:21
nga:G B

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë të mërkurën pasi më 24 janar në Trudë kishin grabitur një pompë të derivateve.

Në një njoftim të lëshuar nga policia thuhet se të dyshuar janë V.I.  34 vjeç, dhe L.B 33 vjeç.

“Puna e hetuesve policor ka rezultuar me identifikimin dhe  arrestimin e personave. Të dyshuar (meshkuj) V.I.  34 vjeç, dhe L.B 33 vjeç, të dy shtetas të Republikës së Kosovës, për të cilët ekziston dyshimi se të njëjtit kanë qenë të përfshirë në rastin e grabitjes”.

“Personat e dyshuar me vendimin e prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin”, thuhet në njoftim.