Lajme

Lahi Brahimaj: Sot përkujtojmë me dhembje e krenari heronjtë që ranë në Bishtazhin, Ujëz, Goden e Rogovë të Hasit!

01/29/2025 13:44
nga:Y I

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Lahi Brahimaj, së bashku me bashkëpartiakë kanë bërë homazhe tek heronjtë që ranë në Bishtazhin, Ujëz, Goden dhe Rogovë të Hasit.

Brahimaj tha se fundi i janarit 99 është i gdhendur thellë në zemrat e tyre pasi trimat më të mirë u nisën për të sjellë armët e lirisë nga Shqipëria.

Ai tha se ‘këta burra të pathyeshëm do të mbeten përjetësisht shembull i sakrificës sublime për atdhe’

“Për ne që i njohëm në vijat e frontit, këta burra të pathyeshëm do të mbeten përjetësisht shembull i sakrificës sublime për atdhe. Gjakun e tyre e kemi amanet për brezat që vijnë. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!” shkruan Brahimaj raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Fundi i janarit ’99 është i gdhendur thellë në zemrën tonë, kur trimat tanë më të mirë u nisën për të sjellë armët e lirisë nga nënë Shqipëria.

Sot përkujtojmë me dhembje e krenari heronjtë që ranë në Bishtazhin, Ujëz, Goden e Rogovë të Hasit. Trima që u bënë një me tokën e shenjtë të Kosovës në ato ditë të ftohta janari.

Për ne që i njohëm në vijat e frontit, këta burra të pathyeshëm do të mbeten përjetësisht shembull i sakrificës sublime për atdhe. Gjakun e tyre e kemi amanet për brezat që vijnë. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!