Lajme

Manaj viziton ‘Troftën e Istogut’- Qeveria e udhëhequr nga LDK do t’i mbështetë bizneset dhe prodhuesit vendorë!

01/29/2025 13:29
nga:Y I

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Shkëmb Manaj, ka vizituar biznezin ‘Trofta e Istogut’.

Manaj tha se ‘Trofta e Istogut është jo vetëm një ikonë e qytetit të Istogut, por edhe prodhuesi më i madh i peshkut në Kosovë, me një ndikim të rëndësishëm në ekonominë e vendit’.

Ai tha se roli i saj shkon përtej prodhimit të peshkut, pasi ajo kontribuon në zhvillimin ekonomik dhe punësimin në rajonin tonë, duke ofruar vende pune për qindra banorë lokalë

Manaj theksoi se qeveria e udhëhequr nga LDK-ja do t’i mbështesë bizneset dhe prodhuesit vendorë.

“Ashtu siç e kanë traditë, mikëpritja ishte fantastike nga pronari Ismail Bytyqi, Fazli Bytyqi dhe Hysen Bytyqi si dhe nga stafi i mrekullueshëm, të cilët na bëjnë krenar kudo qe jemi. Ismail Bytyqi me familjen e tij, janë storie e suksesit në biznes në Kosovë dhe në Bruksel si dhe shembull se si mërgata duhet të investoj në Kosovë. Gjatë vizitës që dje kishim në kompleks, ne i garantuam se Qeveria e udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës, si qeveri e djathtë, do t’i mbështetë bizneset dhe prodhuesit vendorë. Sa i përket mbështetjes për prodhuesit e peshkut, ajo do të ngritë vlerën e subvencionimit deri në 50 cent për kg të peshkut; do të ulë TVSH nga 18% në 8% si dhe të marr masa që importi nga jashtë mos të ndikoj në disfavor të prodhuesve vendor të peshkut” shkruan Manaj raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Trofta e Istogut është jo vetëm një ikonë e qytetit të Istogut, por edhe prodhuesi më i madh i peshkut në Kosovë, me një ndikim të rëndësishëm në ekonominë e vendit tonë. Falë burimeve të pastra ujore të zonës, respektivisht Burimit të Istogut, kjo kompani ka krijuar kushte ideale për rritjen dhe kultivimin e troftës së cilësisë së lartë.

Roli i saj shkon përtej prodhimit të peshkut, pasi ajo kontribuon në zhvillimin ekonomik dhe punësimin në rajonin tonë, duke ofruar vende pune për qindra banorë lokalë. Për më tepër, Trofta e Istogut është një destinacion i njohur turistik, ku vizitorët mund të shijojnë peshk të freskët në ambientet natyrore të kompleksit si dhe bukuritë natyrore të Istogut!

Ashtu siç e kanë traditë, mikëpritja ishte fantastike nga pronari Ismail Bytyqi, Fazli Bytyqi dhe Hysen Bytyqi si dhe nga stafi i mrekullueshëm, të cilët na bëjnë krenar kudo qe jemi. Ismail Bytyqi me familjen e tij, janë storie e suksesit në biznes në Kosovë dhe në Bruksel si dhe shembull se si mërgata duhet të investoj në Kosovë.

Gjatë vizitës që dje kishim në kompleks, ne i garantuam se Qeveria e udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës, si qeveri e djathtë, do t’i mbështetë bizneset dhe prodhuesit vendorë. Sa i përket mbështetjes për prodhuesit e peshkut, ajo do të ngritë vlerën e subvencionimit deri në 50 cent për kg të peshkut; do të ulë

TVSH nga 18% në 8% si dhe të marr masa që importi nga jashtë mos të ndikoj në disfavor të prodhuesve vendor të peshkut.

Ju falemnderit nga zemra për mbështetjen e vazhdueshme. Ne do të jemi në krahun tuaj përherë!

#LDK124

#LumirAbdixhiku1

#ShkëmbManaj29