Lajme

Ramush Haradinaj shpalos programin për infrastrukturën rrugore

01/29/2025 11:31
nga:N K

Kandidati për kryeministër, njëherëshit kryetar i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradianaj ka shpalosur programin  për infrasturukturën e Kosovës, shkruan GazetaBlic.

Haradinaj ka thënë se ja kemi borxh Kosovës, ta bëjmë model në rajon.

Ai thotë se programi përfshinë projekte madhore, në mesin e tyre:

1. Autostrada e Dukagjinit: Prizren – Rahovec – Gjakovë – Junik – Deçan – Pejë – Istog – Mitrovicë

2. Finalizimi i autostradës: Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë

3. Finalizimi i rrugës Klinë – Gjakovë

4. Finalizimi i rrugës Prishtinë – Vushtrri – Mitrovicë

5. Finalizimi i autostradës Prishtinë – Pejë

6. Fillimi i rrugës Prizren – Tetovë

7. Finalizimi i rrugës Deçan – Plavë

8. Unaza e jashtme e Prishtinës

9. Finalizimi i rrugës Prishtinë – Podujevë

10. Aksi ndërlidhës i autostradave në Duhël