Sporti

Robert Lewandowski u shpall futbollisti më i mirë polak për të 12-tën herë

01/29/2025 07:57
nga:Lorik J

Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, është shpallur futbollisti më i mirë polak i vitit 2024, duke shënuar herën e 12-të që ai e fiton këtë çmim.

Sulmuesi 36-vjeçar vazhdon të dominojë futbollin polak, pasi e ka fituar këtë çmim  12 herë në 14 vitet e fundit.

Çmimi prestigjioz, i krijuar në vitin 1973, ka qenë kryesisht në duart e Lewandowskit gjatë dekadës së fundit.

Përjashtimet e vetme erdhën në vitin 2018, kur portieri i West Hamit, Lukasz Fabianski mori çmimin, dhe në vitin 2023, kur mesfushori i Napolit, Piotr Zielinski u njoh si fitues.

/GazetaBlic Sport