Lajme

Vetëvendosje mban takim me përfaqësuesit e Partisë për Veprim Demokratik nga Bosnja

01/28/2025 11:12
nga:Lorik J

Sekretari organizativ i VV-së dhe Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Hajrulla Çeku, pritën në takim Nënkryetarin e Partisë për Veprim Demokratik (SDA), njëherazi anëtarin e Parlamentit të Bosnjë-Hercegovinës, z. Haris Zahiragic, të shoqëruar nga anëtari i Kryesisë së SDA-së, z. Kerim Balic.

Në publikimin e VV-së në Facebook thuhet se në këtë takim u diskutua për marrëdhëniet e Republikave, shkruan GazetaBlic.

Ja postimi i Lëvizjes Vetëvendosje:

“Takim me përfaqësuesit e Partisë për Veprim Demokratik (SDA)

Sot, në zyrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Sekretari Organizativ, Alim Rama, së bashku me Sekretarin për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Hajrulla Çeku, pritën në takim Nënkryetarin e Partisë për Veprim Demokratik (SDA), njëherazi anëtarin e Parlamentit të Bosnjë-Hercegovinës, z. Haris Zahiragić, të shoqëruar nga anëtari i Kryesisë së SDA-së, z. Kerim Balić, dhe këshilltari politik, z. Haris Zahiragić.
Në këtë takim u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe mes Republikave tona, ku u shpreh dëshira për një angazhim të mëtejshëm në përmirësimin dhe përparimin e këtyre marrëdhënieve. Kujtuam gjithashtu veprimin e fundit të Qeverisë së Kosovës në këtë drejtim, me heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës. Duke pasur parasysh marrëdhëniet e mira mes dy popujve tanë, u zotuam të punojmë për përmirësimin dhe thellimin e bashkëpunimit”, shkruhet në njoftim.

/GazetaBlic