Lajme

Berisha: Kosova në NATO është synimi ynë, për të krijuar siguri të përjetshme për qytetarët e vendit tonë dhe rajonit

01/27/2025 20:08
nga:G B

Kandidati për deputet nga Nisma, Zafir Berisha, ka takuar mbështetës në fshatin Velezhë të Prizrenit, raporton Gazeta Blic.

“Kosova në NATO është synimi ynë, për të krijuar siguri të përjetshme për qytetarët e vendit tonë dhe rajonit”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Sot, në fsh. Velezhë të Prizrenit me mbështetës të Kosovës Fituese 137.

Rreshtimi me koalicionin e veprave të mëdha është një dëshmi e madhe se gabimi që është bërë para 4 vitesh nuk do të përsëritet, ku me 9 shkurt do ta marrin goditjen e merituar ata që Kosovën e kanë futur nën sanksione të BE dhe SHBA.

Kosova në NATO është synimi ynë, për të krijuar siguri të përjetshme për qytetarët e vendit tonë dhe rajonit.

#veçvepra137 #zafa14