Lajme

LDK me tubim masiv në Ferizaj, Abdixhiku: Sa më të bashkuar kundërshtarët aq më e fort mbështetja popullore ndaj LDK-së

01/27/2025 19:54
nga:Gazeta Blic

Pas atij në Pejë, Lidhja Demokratike e Kosovës po mban tubim masiv edhe në Ferizaj.

Në fjalimin e tij para mijëra pjesëmarrësve, kandidati për kryeministër i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, e përshkroi si “ndjenjë e kënaqësi e veçantë”, përgjigjen e qytetarëve ndaj “thirrjes për ndryshim”.

Abdixhiku tha se “sa më të bashkuar kundërshtarët urrejtës”, mbështetja popullore për LDK-në bëhet më e madhe.

“Sa më të bashkuar kundërshtarët urrejtës tanë, sa më të përafërt anti-rugovistët, aq më e madhe mbështetja popullore ndaj LDK-së. Sepse populli po flet.” – tha ai.