Kandidati për depuet nga LDK-ja, Lumbardh Salihu ka njoftuar për takimin e radhës.
Salihu tha se kishin një takim miqësor e të përzemërt me nëndegën e LDK-së në Gjenevë.
Sipas tij, diskutuan për rolin dhe kontributin e mergatës, si dhe mundësinë e përfshirjës me të madhe në proceset vendimarrëse në Kosovë.
“Bashkë më Vloren dhe Krenarin, ne një takim miqësor e të përzemërt me nëndegën e LDK-së në Gjenevë, diskutuam për rolin dhe kontributin e mergatës, si dhe mundesinë e përfshirjës me të madhe në proceset vendimarrëse në Kosovë. Thellësisht mirënjohës për mbështetjën tuaj. LDK 124 Lumbardhi 77″, ka shkruar Salihu.