Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Imri Ahmeti, ka ndarë pamje nga tubimi i LDK-së në Dobrajë ku ishte i pranishëm edhe kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Ahmeti tha se në Dobrajë u prit masovisht sonte Abdixhiku.
“Sallë ishte e vogël për rugovistët që ishin sonte prezent për të jehuar fuqishëm për ndryshimin e domosdoshëm” shkruan Ahmeti raporton “Gazeta Blic”.
Ai tha se ky tubim ‘dëshmon edhe një herë se bastionet e LDK-së janë të pathyeshme, duke forcuar bindjen për një fitore të madhe’.
Imri Ahmeti kandidon në këto zgjedhje me numrin 7.
Postimi i plotë:
Në Dobrajë pritëm masovisht sonte kryeministrin e ardhshëm të Republikës Kosovës Dr. Lumir Abdixhiku
Sallë ishte e vogël për rugovistët që ishin sonte prezent për të jehuar fuqishëm për ndryshimin e domosdoshëm.
Ky tubim dëshmon edhe një herë se bastionet e LDK-së janë të pathyeshme, duke forcuar bindjen për një fitore të madhe.
Dobraja e ka të qartë të ardhmen!
LDK është e vetmja zgjedhje!
Ndryshimin do ta bëjmë bashkë me 9 shkurt duke votuar:
#LDK124
1. Lumir Abdixhiku
7.Imri Ahmeti
41.Lulzim Zhegrova
55.Shkelzen Hajdini
56.Rasim Hasani
57.Anila Reçica Llugiqi
58.Ardian Olluri