Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka mbajtur sot takim në Pejë.
Hamza tha se Peja e bukur e Dukagjinit mundet edhe ma mirë.
Ai premtoi përfundimin e autostradës Prishtinë-Pejë.
“Sonte, sërish në janarin e besëlidhjes pejane, i sigurova qytetarët e Pejës se atë që e premtoj, e realizoj.Së bashku do ta përfundojmë autostradën Prishtinë – Pejë, modernizimin dhe elektrifikimin e hekurudhës dhe projektin turistik Borea në Rugovë” tha Hamza raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Peja e bukur e Dukagjinit mundet edhe ma mirë. Sonte, sërish në janarin e besëlidhjes pejane, i sigurova qytetarët e Pejës se atë që e premtoj, e realizoj.
Së bashku do ta përfundojmë autostradën Prishtinë – Pejë, modernizimin dhe elektrifikimin e hekurudhës dhe projektin turistik Borea në Rugovë.
Besimin e çdo qytetari e nderoj me krejt forcën time. Sepse, për mua, Kosova dhe qytetarët janë të parët!
#MaMirë #PDK131