Kandidatja për deputee nga radhët e PDK-së, Arbiana Xhemajli, përmes një video të ndarë në rrjetin social facebook ka theksuar se duhet të rriten grantet për biznese të grave.
Xhemajli ka thënë se duhet të mbështeten me 100 Euro në muaj familjet apo gratë që nuk arrijnë të regjistrojnë fëmijët e tyre në çerdhet publike si dhe të inicohet mësimi gjithëditor në të gjitha komunat e Kosovës.
“Me Arbianën, gratë munden Ma Mirë” thotë Xhemajli krahas videos raporton “Gazeta Blic”.
Arbiana Xhemajli kandidon në këto zgjedhje me numrin 62.
Postimi i plotë:
Unë dua të shoh më shumë gra ndërmarrëse që udhëheqin biznese të suksesshme 👩💼👩🔬. Prandaj do të punojë pa ndal që:
Të rriten grantet për biznese të grave
Të mbështeten me 100 Euro në muaj familjet apo gratë që nuk arrijnë të regjistrojnë fëmijët e tyre në çerdhet publike
Të inicohet mësimi gjithëditor në të gjitha komunat e Kosovës.
Me Arbianën, gratë munden Ma Mirë.
#PDK131 #ArbianaXhemajli62
#MaMire